Kosova,Kushtetuta, UNMIK dhe EULEX
Me 15 Qershor 2008 do te duhej qe Kushtetuta e Kosoves te hyje ne fuqi. Si do te mund te arrihet nje qellim i tille me UNMIK-un ne Kosove. A do te shtyhet hyrja ne fuqi e Kushtetutes apo UNMIK do te shkoje?! Nese UNMIK qendron ne Kosove, atehere edhe rezoluta 1244 do te jete ne fuqi. Nese rezoluta 1244 mbetet ende ne fuqi atehere edhe shpallja e pavaresise eshte jo valide e lere me Kushtetuta. Nese EULEX hyn nen UNMIK atehere edhe njohja e disa shteteve perberese te EULEX jane jovalide. Çfare duhet te beje udheheqesia kosovare. Duhet te kerkoje largimin e UNMIK-ut menjehere me 15 Qershor 2008, duhet te vendose administrimin e kufijeve dhe doganave dhe te vendose ne çdo cep te Kosoves moton “ASKUSH MBI LIGJIN”! Dhe te veproje menjehere. 17 Qershori do te jete vone!